Kevin Strootman do të largohet nga Roma.

Roma dhe Olympique Marseille kanë arritur marrëveshje për transferimin e Kevin Strootman. Mesfushori holandez do të largohet nga Serie A duke vazhduar karrierën në Francë. Marseille do të paguajë 25 milionë euro dhe 3 milionë euro të tjera në bonuse për Strootman. Sot gjatë ditës, Strootman pritet të mbërrijë në Marseille për t’i filluar testet mjekësore me klubin e ri ku pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.

Previous Next