Legjenda e futbollit francez do ta nisë karrierën si trajner.
Thierry Henry ka pranuar ofertën e Bordeaux dhe shumë shpejt do të zyrtarizohet si trajner i këtij klubi.
Kështu shkruajnë mediat franceze, sipas së cilave klubi francez i ka premtuar Henrys se do t’ia plotësojë kushtet e vëna para se ai të pranonte që të nënshkruante me ta.
Henry do të jetë pasues i Gustavo Poyet, i cili dha dorëheqje një javë më parë pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit.