Portugezi për herë të parë zbriti në fushën e blerë si lojtar i Juventusit dhe luajti për 45 minuta.

Edhe pse në këtë vikend filloi Liga Premier, ishin ndeshjet e Superkupës së Spanjës dhe Gjermanisë, vëmendjen e mori një miqësore në Itali mes skuadrës së parë dhe asaj të të rinjve.
Bëhet fjalë për Juventus A dhe Juventus B, një ndeshje miqësore që zhvillohet tashmë e shumë vite në Villar Perosa (komunë në qytetin metropolitan të Torinos, Itali).
Arsyeja pse një miqësore kaq e vogël ka marrë vëmendje kaq të madhe, është Cristiano Ronaldo.
Portugezi për herë të parë zbriti në fushën e blerë si lojtar i Juventusit dhe luajti për 45 minuta.
Interesimi nga tifozët për të parë CR7 nga afër ishte shumë i madh, ata nuk hezituan të qëndrojnë për disa kohë në komunikacion e pastaj të presin edhe para portave të fushës.
Normal që kjo ngjarje ishte qendra e meidave italiane, ato morën pamje nga të gjitha këndet e mundshme dhe ajo që më së shumti u vërejt ishte dashuria që tifozët bardhezi kishin përgatitur për yllin portugez.
Ndeshja e parë e Juves në Serie A është si mysafir i Chievos, pastaj pret në Torino skuadrën e Lazios.

Previous Next