Me largimin e Paulinho-s i cili zgjodhi të rikthehet në Kinë, Barcelona kishte një boshllëk për të mbushr në mesfushë dhe këtë gjë e ka bërë duke blerë Arturo Vidal, një nga surprizat e merkatos së verës.

Mesfushori foli me Mundo Deportivo dhe diskutoi ambiciet e tij për sezonin e ardhshëm, ku do të fitojë kompeticionin më prestigjioz europian.“I preferuari im është Champions League,” shprehet kiliani.


“E di që Barcelona e ka fituar në vitet e kaluara por unë dua ta fitoj tani – dua t’i fitoj të gjitha”.Vidal është penduar për mundësitë e shpërdoruara për ta fituar trofeun te Bayern.“Me VAR, Bayern do të kishte dy tituj më shumë në Champions League”.

Previous Next