Edon Zhegrova ka dhuruar një performance mahnitëse në fitoren e Genkut ndaj skuadrës së Luksemburgut, CF Fola Esch, në kuadër të raundit të dytë të Ligës së Evropës.

Pas fitores së parë 5:0 në Belgjikë, Genk ka shënuar fitore të thellë edhe në ndeshjen e dytë në udhëtim, me rezultat 1:4.

Merita të mëdha në këtë fitore kishte reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova me dy gola të shënuara.

Zhegrova shënoi në minutat 13’ dhe 63’ të ndeshjes.

Previous Next