Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e Arturo Vidal nga Bayern Munich.

Mesfushori kilian për tre sezonet e ardhshme do të jetë lojtar i skuadrës kampione nga La Liga.

“Barcelona dhe Bayern Munich kanë arritur marrëveshje për transferimin e Arturo Vidal”, thuhet në njoftimin e skuadrës katalane.

Tutje ceket se 31 vjeçari do të nënshkruajë për tre sezone me Barcelonën.

Gjatë ditëve të ardhshme do të bëhet e ditur edhe agjenda e prezantimit të tij si lojtar i Barcelonës.

Previous Next