Pas nënshkrimit befasues me Eric maxim Choupo-Moting që nuk pritej, skuadra nga Ligue 1 ka siguruar edhe shërbimet e anësorit të majtë të mbrojtjes Juan Bernat i është bashkuar Paris Saint-Germainit nga Bayern Munich në një marrëveshje tri vjeçare, ka lajmëruar kampioni i Ligue 1. 

Klubi nuk ka dhënë detale për shumën e transferit, me Bernat që raportohet se i ka kushtuar atyre 15 milionë euro. Bernat ju bashkua Bayernit nga Valencia mëq 2014 dhe ka luajtur 113 ndeshje garuese për klubin, duke fituar 4 tituj të Bundesligës dhe duke shënuar pesë gola. “Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar Paris Saint-Germain”, tha 25 vjeçari për faqen zyrtare të klubit. “Pas debutimit tim me Spanjën dhe përvojën time në Gjermani, do të zbulojë një vend të ri dhe, mbi të gjitha, një klubi të ri i cili është bërë spektakular viteve të fundit”.

Previous Next