Drita ka vazhduar me përforcime pasi do të tentojë ta mbrojë titullin e kampionit të fituar në edicion që sapo lamë pas.

Klubi gjilanas ta një ditë pasi u eliminua nga Dedelange në raundin e dytë të Ligës së Evropës, ka nënshkruar me futbollistin brazilian Edenilson Bergonsi.

Bergonsi nuk është fytyrë e panjohur për gjilanasit pasi ka qenë pjesë e Dritës për gjysmësezoni në fund të vitit 2016.

“Edenilson Bergonsi është transferi i radhës për sezonin 2018/2019.  Bergonsi ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me skuadrën tonë dhe nga e hëna pritet që të fillojë stërvitjet me grupin”.

Previous Next