"Mendoj se është njeriu i duhur për të drejtuar Interin".
Ish-sulmuesi i Interit, Adriano, ka folur për skuadrën zikaltër. Ai deklaroi që Luciano Spalletti është njeriu i duhur për ekipin, përcjellë “Lajmi.net”. “Fatkeqësisht nuk kam pasur mundësinë të shoh Inter në ndeshjet e para të sezonit, por i pashë nga afër në Pinetina dhe ka një skuadër stratosferike”, deklaroi Adriano. “Pashë punën e madhe të bërë nga klubi, gjithçka ka ndryshuar. Tani atmosfera është e bukur”. “Kam parë edh Spallettin duke punuar dhe mendoj se është njeriu i duhur për të drejtuar Interin”, shtoi ai.