Albian Ajeti ka debutuar me gol me fanellën e Zvicrës në ndeshjen kundër Islandës, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultatin 6-0.

Sulmuesi i Baselit u fut në lojë në minutën e 65', ndërsa u regjistrua në listën e golashënuesve në minutën e 71'. 21-vjeçari është shprehur i kënaqur mes suksesin e ekipit, por edhe me golin e shënuar nga ai. “E filluam ndeshjen mirë, bëmë presion dhe i shënuam disa gola”, tha fillimisht Ajeti. “Unë isha në gjendje ta shënoja golin tim të parë (për Zvicrën), ishte një ditë e përsosur!”. “Ka qenë shumë lehtë të integrohem në këtë skuadër, sepse është e shëndetshme dhe unë veçmë i njihja shumë nga lojtarët”, ka deklaruar sulmuesi i Baselit.

Previous Next