Mbrojtësi brazilian, Dani Alves i ka sugjeruar shokët e tij të skudrës që të jenë të kujdesshëm kundër kundërshtarit të tyre të parë në Ligën e Kampionëve, ku do ta fillojnë kampanjën 2018-19.
Dani Alves ka thënë se Paris Saint-Germain duhet ta përmirësojnë rekordin e tyre në Ligën e Kampionëve, duke filluar me fitore kundër Liverpoolit.
PSG do të udhëtoi të martën në Anfield për ndeshjen e parë në grupe kundër Reds, derisa do të vazhdoi me dy ndeshje kundër Crvena Zvezdës dhe Napolit.
“Ne duhet të jemi të kujdesshëm në ndeshjen kundër Liverpool sepse ne luajmë kundër një klubi shumë të madh dhe kjo garë gjithnjë e më shumë po bëhet shumë e vështirë”, tha Alves për Omnisport.
“Për këtë arsye ne duhet të jem më të kujdesshëm se në ndeshjet e tjera por ne duhet ti sfidojmë atë dhe të dalim të parët ashtu sikurse kemi bërë në sezonet e kaluara. Mendoj që PSG – për çdo klub – ka investuar në lojtarë dhe në staf...ju do të luani në shtëpinë e një kampioni, një sfidanti të vërtetë dhe nuk bën të kemi fillim jo të mirë”, ka thënë në fund ai.