Arsenali është rikthyer me pikë të plota nga udhëtimi në Cardiff, duke fituar me rezultat 2:3. 

Skuadra e Unay Emery ka shënuar edhe fitoren e dytë këtë sezon, duke e mposhtur Cardiffin në shtëpinë e tyre. Fillimi i ndeshjes ishte i jashtëzakonshëm për Arsenalin, që pas 11 minutave pa vetën në epërsi, kur Shkodran Mustafi shënoi dhe festoi me shqiponjë pas një asistimi nga Granit Xhaka. Vendasit arritën barazimin më minutën e fundit të pjesës së parë, përmes Camarasa. Pjesa e dytë solli edhe tri gola, me Arsenalin që në minutën e 62’, shënoi me anë të Aubameyang për 1:2. Nuk kaluan shumë minuta lojë, dhe Cardiff arriti ta barazonte për herë të dytë rezultatin në minutën e 70’ me Ward. Arsenali ishte skuadër e vendosur për të fituar këtë përballje shumë të rëndësishme, dhe këtë e arriti me golin e Lacazette në minutën e 81’. Me këtë fitore Arsenal numëron 6 pikë, ndërsa xhiron e ardhshme luan në udhëtim te Newcastle United.

Previous Next