Barcelona duket se mllefin e këtij fillim sezoni e ka ruajtur për skuadrën e Huesca. 

Kampionët e La Ligas, kanë regjistruar një paraqitje të jashtëzakonshme për të fituar 8:2 ndaj Huesca në ‘Camp Nou’, në ndeshjen e javës së tretë. Mysafirët befasuan në fillim të ndeshjes kur panë vetëm në epërsi që në minutën e 3’, përmes Cucho. Barca u rikthye shpejtë në lojë duke shënuar tre herë, me Messin, Pulido që shënoi autogol dhe Suarezin. Krejt çka bëri skuadra e Huesca, ishte edhe një gol në fund të pjesës së parë me Gallar. Pjesa e dytë kaloi nën dominimin e Barcelonës, që shënoi katër gola. Dembele, Rakitic, Messi, Alba dhe Suarez shënuan në pjesën e dytë për skuadrën e Valverdes, që regjistron fitore 7:2. Xhiron e ardhshme Barcelona udhëton për t’u takuar me Real Sociedadin.

Previous Next