Mesfushori i Bluve ka insistuar se anësori belg është “lojtari më i mirë në botë” dhe në këto momente është para dy fituesve të Topit të Artë.

Pasi Eden Hazard shënoi golin e fitores kundër Liverpoolit në Carabao Cup të mërkurën, shoku i skuadrave së tij Ross Barkley ka thënë se 27 vjeçari është në kulmin e karrierës. “Oh Zot, e shihni këtë çdo ditë në stërvitje kështu që befasoheni kur e shihni duke bërë këtë në një ndeshje të tillë, një gol të atillë tregon klasin e tij”, ka thënë Barkley duke bërë shumë lëvdata për fitoren në Anfield. “Ai është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë dhe e ka treguar këtë. Ai e ka treguar këtë në pesë apo gjashtë vitet e fundit dhe ai është njëri prej tre lojtarëve më të mirë në botë. Në minutë, ndoshta më i miri në botë në mënyrën si po luan”.

Previous Next