Belgjika ka treguar përsëri formën e saj të lartë në një miqësore që zhvilloi sonte kundër Skocisë.

Për belgët shënuan Lukaku (28) Hazard (46) dhe Batshuayi (52, 60). Kujtojmë se Skocia është në grup më Shqipërinë në Ligën e Kombeve më të cilët do të përballet të hënën më 10 shtator Belgjika e ka vazhduar formën si në Botëror ku e ka deklasuar Skocinë më rezultat 0-4. Ndeshja filloi shumë më mirë për belgët të cilët, pas një presioni në pjesën e parë shënuan në minutën e 28’të me anë të Romelu Lukaku. Me rezultat të ngushtë përfundoi edhe pjesa e parë, por jo edhe pjesa e dytë ku belgët shkëlqyen. Serinë e golave belgët e fillojnë me Eden Hazard që shënon një supergol, kurse dy gola të tjera në një interva brenda 10 minutave i shënon Mitchy Batshuayi. Një në minutën e 52 dhe një tjetër në minutën e 60’të. Pas pësimit të golit të katër, Roberto Martinez bën disa ndryshime në ekip, por që fitorja e tij ishte tashmë e siguruar. Skocia të hënën e pret Shqipërinë në ishull ku do të luajnë ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve C, e ku janë në grupin e parë. Shqipëria i mori pikët e para sonte duke e mposhtur Izrealin me rezultat minimal 1-0.



Previous Next