Trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, ka thënë se është pothuajse e vendosur që Alphonse Areola të jetë numri një i portës së klubit parisien, duke e lënë Gianluigi Buffonin zgjedhjen e dytë të tij.

Legjenda italiane e braktisi kampionin italian Juventus për t’iu bashkuar PSG-së si lojtar i lirë në fund të sezonit që lamë pas. Ai ishte titullar pwr tre ndeshje tw skuadrws parisiene. Megjithatë, duket se ai ma ngecur prapa Areolas, i cili është në vitin e fundit të kontratës me klubin, por e ka shprehur dëshirën për mbetur në klub dhe të luftojë për ta zënë vendin e titullarit në portë. Trajneri Tuchel ka thënë se Areola është para Buffonit në garë për këtë pozitë. “Po, unë e bëj zgjedhjen. Vendimi ende nuk është përfundimtar, ama i kam thënë Alphonses se ai është në pol pozicion për të qenë numri 1”, tha Tuchel për RMC Sports. “Ai vjen nga akademia. PSG është gjithçka për të. Ai dëshiron ta dëshmojë vetën në klub”, shtoi ai.

Previous Next