Ish-lojtari i Milanit, Schalkes, Las Palmas dhe Enitracht Frankfurtit, Kevin-Prince Boateng ka thënë se e respekton Ronaldon shumë, mirëpo Messi është më i mirë se të gjithë.

Boatengi u rikthye në Serie A këtë stinor, mirëpo kësaj here jo te Milani por te Sassuolo. “Në këtë botë më i miri është Ronaldo, mirëpo nëse ekziston dikush me superfuqi atëherë ai është Lionel Messi”, ka thënë Boatengi. “Ai është i pabesueshëm, ai bënë gjëra, të cilat asnjë lojtar tjetër nuk di se si t’i bëjë. Ronaldo e dominon këtë botë, Mirëpo Messi është më i mirë se të gjithë, se gjithçka”.

Previous Next