Alessandro Del Piero ka folur për fituesin e mundshëm të “Topit të Artë”.

Gjatë programit “Sky Football Club”, lëegjenda e Juventusit mendon se Modriç meritonte çmimin e lojtarit të vitit nga UEFA, ndërsa theksoi se kroati mund ta fitojë edhe “Topin e Artë” duke lënë dorëbosh Cristiano Ronaldon. “Diçka shkoi keq dhe ka krijuar këtë polemikë. Nëse Cristiano do të kishte thënë herët se nuk mund të shkonte për arsye personale në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, asgjë nuk do të kishte ndodhur. Personalisht mendoj se Modric e ka merituar çmimin e më të mirit. Ai ka fituar në Madrid dhe shkëlqeu me Kroacinë në Botërorin e Rusisë. Ka bëri diçka të jashtëzakonshme. Zakonisht, ai që e fiton këtë çmim, në fund të vitit bën të vetin edhe “Topin e Artë”.

Previous Next