Gjatë karrierës së tij ka luajtur në kampionatin portugez, atë spanjoll, anglez dhe së fundi në Francë, ndërsa shumë herë ka qenë shumë pranë transferimit në Serinë A italiane. Bëhet fjalë për sulmuesin anësor argjentinas, Angel Di Maria, i cili ka përfunduar shumë herë në vëmendjen e klubeve si Interi e Juventusi, por duket se në Europë ka ndërmend ta mbyllë me PSG-në. Ka qenë vetë Di Maria që në një intervistë ka thënë se pret të rinovojë me kryeqytetasit francezë, pasi dëshiron që PSG-ja të jetë skuadra e tij e fundit në Europë. “Kemi folur paraprakisht për rinovimin, por tashmë jam në pritje të një oferte zyrtare. Do të më pëlqente të zgjatja kontratën dhe ta mbyllja pikërisht te PSG-ja karrierën europiane”, deklaroi Di Maria për mediat franceze.

Previous Next