Milan ka shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit të Chelseat, Cesc Fabregas.

Milan kërkon një mesfushor të ri.
“Corriere dello Sport” shkruan se “Rossonerët” kanë shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit të Chelseat, Cesc Fabregas.
Trajneri Gennaro Gattuso ka vendosur të sjellë një blerje të re në mesfushë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Fabregas mund të jetë një opsion i mirë marrë parasysh se nuk është titullar te skuadra nga Stamford Bridge dhe mund të jetë i interesuar për një aventurë të re në Serie A.

Previous Next