FIFA vitet e fundit ka bërë disa ndryshime në rregulloren e saj.

Por mesa duket perfeksionimi i FIFA-s do të jetë gradualë, ku së fundmi është marrë një tjetër vendim për të ndryshuar sistemin globla të transferimeve. Ky ndryshim ka si synim të rregullojë ndër të tjera marrëdhëniet e klubeve me agjentët, regjistrimin e lojtarëve dhe numrin e lojtarëve që klubet mund të huazojnë. Në këtë mënyrë FIFA mendon se do të shmangen mashtrimet dhe përfitimet financiare në kurriz te transferimeve të të rinjëve. Nuk ka ende një shifër konkrete, por raportohet se FIFA do të kufizojë numrin e lojtarëve që një klub jep në huazim në 6 deri në 8 në sezon. FIFA ka në plan të ndërtojë edhe një zyrë që do të merret me gjithë transaksionet e kryera nga klubet, si taksa e solidaritetit, kompensimi për trajnimin, pagesa për agjentët dhe pagesat e klubeve për blerje lojtarësh. Po ashtu, FIFA kërkon të rregullojë tregun e agjentëve, duke i licencuar sërish ata dhe duke kontrolluar pagesat që u bëjnë klubet. Të gjitha propozimet do të votohen nga Këshilli i FIFA-s më 25-26 tetor.

Previous Next