Milan do të shkojë në Empoli dhe do të luajë atë që do të jetë ndeshja mbyllëse e javës së gjashtë të kampionatit italian.

Kuqezinjtë nuk do të kenë në dispozicion yllin e sulmit, Gonzalo Higuain, dhe trajneri Gattuso kërkon ndihmë. “E vërteta është se nuk jemi një skuadër e fortë, kemi defekte që duhet t’i korrigjojmë dhe shumë pka kohë në dispozicion për ta bërë këtë”, ka thënë tekniku i “Djallit” në prag të ndeshjes me Empoli-n. “Nëse nuk do të kishim pësuar golin e barazimit 2-2 kundër Atalanta-s, do të ishim të gjithë të lumtur. Romagnoli ka shiritin e kapitenit dhe kjo e ka bërë më të përgjegjshëm. Higuain, Reina dhe Biglia janë lider, por duhet të na ndihmojnë në momentet e vështira”, ka përfunduar Gattuso.

Previous Next