Eden Hazard po kalon një moment të shkëlqyer te skuadra e Çelsit teksa është kthyer në lojtarin më të dashur nga tifozët me paraqitjet e tij. Pavarësisht zërave që flisnin për një largim të tij nga Londra, belgu qëndroi. Por përsëri duket se sulmuesi shtatshkurtër po tremb skuadrën e drejtuar nga trajneri Maurisio Sarri. “Kam ende dy vite kontratë me Çelsin dhe do t’i respektoj. Nuk e di nëse do të rinovoj, ndoshta po, ndoshta jo. Të qëndroj këtu përgjithnjë është një zgjedhje e thjeshtë, por sido që të ndodhë do të jem i lumtur”. Zërat që flisni për një largim nuk kanë qenë të kota, pasi këto i ka konfirmuar dhe vetë lojtari teksa thotë: “Pas Botërorit doja të largohesha, nuk e mohoj. Por më pas bisedova me Sarrin, por edhe me klubin dhe vendosa të qëndroj. Mendoj se ishte zgjedhja e duhur, pasi rezultatet duken. Por e ardhmja do të jetë gjithnjë një enigmë për të gjithë”.

Previous Next