Juventusi ka shënuar edhe fitoren e pestë më radhë në Serie A, duke e mundur Frosinonen në udhëtim me rezultat 0-2.
‘Zonja e Vjetër’ vuajti jo pak për t’i marrë pikët e plota në fushën e Frosinone, me dy gola të shënuara në fund të takimit. Ishte Cristiano Ronaldo që u gjet mirë në zonën e vendasve, për të shënuar në minutën e 81’ të ndeshjes, për epërsinë 0-1. Në minutën e 94’, Juventus shënoi edhe golin e dytë përmes Bernardeschi.
Me këtë fitore Juventus numëron 15 pikë, dhe renditet në vendin e parë në Serie A.


Previous Next