Jurgen Klopp ka zbuluar se çfarë bëri për Xherdan Shaqirin pasi e zëvendësoi në pushimin e pjesës së parë ndaj Southamptonit.

Anësori nga Kosova e filloi ndeshjen e tij të parë si startues me Liverpoolin në Ligën Premier dhe arriti të bëjë një paraqitje fantastike. Ai ishte pjesëmarrës në dy golat e parë të Liverpoolit, por pavarësisht kësaj Jurgen Klopp e zëvendësoi. Trajneri gjerman pas ndeshjes tha se ky zëvendësim ishte për arsye taktike dhe jo se Shaqiri ishte i lënduar, por ai shtoi si i ka kërkuar falje lojtarit dhe se kjo është një gjë që shumë rrallë e bën. “Për të qenë i sinqertë nuk ishte e lehtë. Ndonjëherë është puna ime të japi lajmin që askush nuk dëshiron ta dëgjojë”, ka thënë Klopp për Liverpoolfc.com. “Kjo ishte ajo që ndodhi në pjesën e parë. Ai është një djalë fantastik, ia shpjegova situatën dhe nuk ka ndonjë problem. Zakonisht nuk i shpjegoj zëvendësimet, por mendova se kësaj radhe është e arsyeshme. Është diçka e mirë që e kemi atë, gjuajta e lirë ishte diçka e madhe. Si lojtar i ri zakonisht ke vështirësi, por ai jo. Ai ka provuar gjithçka. I vetmi problem ishte mbrojtja. Sulmi ishte mirë, por mendova se duhet të bënim më shumë në mbrojtje. Ai bëri mirë dhe më pëlqeu”, ka shtuar Klopp.

Previous Next