Justin Kluivert konfirmon se dëshiron të luajë më shumë dhe të jetë deçiziv në Itali, mirëpo pranon se koha e tij ende nuk ka ardhur.

Talenti i Ajaxit gjatë verës iu bashkua Romës dhe asistoi një herë për Edin Dzeko në javën e parë të Serie A në sfidën ndaj Torinos. “Unë dua të bëhem një titullar, prandaj u largova nga Ajax,” tha Kluivert për Fox Sports. “Koha ime ende nuk ka ardhur, por kam luajtur disa minuta dhe jam i lumtur. Të gjithë e dinin se do të ishte një fillim i vështirë në Romë, sepse ata presin shumë”, vijoi ai. “Në Ajax unë isha shumë më lirë në fushë, ndërsa këtu më duhet të luaj më afër qendrës. Ndihem gjithnjë e më i rehatshëm”, përfundoi Kluivert.

Previous Next