Ashtu siç edhe pritej Mërgim Mavraj është paraqitur këtë të premte në zyrat e klubit grek të Arisit të Selanikut duke u prezantuar si afrimi më i fundit i verdhezinjëve.

Mbrojtësi I kombëtares shqiptare tashmë është zyrtarisht pjesë e Arisit të Selanikut. Objektivi i Mavrajt është të arrijë sa më shpejtë formën optimale për t’u vendosur në dispozicion të skuadrës për ndeshjet zyrtare sa më shpejt. Te Arisi Mavraj do të ketë shok skuadre Migjen Bashën dhe të dy shqiptarët tashmë do të kërkojnë të lenë shenjë në elitën e futbollit grek.

Previous Next