Milan dhe Atalanta kanë ndarë pikët duke barazuar 2:2 në ‘San Siro’ në një ndeshje me ritëm të lartë dhe shumë raste të mira shënimi.

Skuadra e trajnerit Gennaro Gatusso, nuk ka arritur të mposht Atalantën edhe pas ndeshjes së pestë në San Siro’, duke barazuar 2:2. Milan pati fillim të mirë të ndeshjes kur Gonzalo Higuain shënoi për 1:0 në minutën e 2’. Papu Gomez në minutën e 54’, barazoi për 1:1.
Milan arriti të rikthente epërsinë, kur Giacomo Bonaventura shënoi në minutën e 61’. Kur po luhej minuta e 91’, Emiliano Rigoni u gjet më së miri në zonën e Milanit, për të barazuar për 2:2.

Previous Next