Alvaro Morata beson se Juventus është një prej favoritëve për ta fituar Champions Leaguen.

Sulmuesi i Chelseat ka theksuar se ish skuadra e tij është forcuar shumë dhe jo vetëm me ardhjen e Cristiano Ronaldos. Në pyejtjen se kush e fiton Ligën e Kampionëve ai u përgjigj. “Juventus, por jo vetëm prej Cristianos. Në vitet e fundit gjithmonë ka qenë aty. Juventus është një ekip taktikisht perfekt”, u shpreh ai. “Me Cristianon, pasi të fillojë të shënojë gola, do të jetë ekip edhe më i rrezikshëm”, theksoi Morata.

Previous Next