Sulmuesi spanjoll po kalon një periudhë të vështirë me Chelsean.

Alvaro Morata dështoi edhe një herë të realizonte gol, ku në ndeshjen e mbrëmshme ndaj PAOK humbi disa mundësi të mira. 25-vjeçari ka shënuar vetëm një gol në Premier Ligë këtë stinor dhe ka humbur vendin e titullarit në ekipin e Chelseat. Por, trajneri Maurizio Sarri tregon se pret shumë nga Morata por atij i duhet të shënojë në disa ndeshje radhazi për të rikthyer vetëbesimin. “Alvaros i duhet ta kthejë vetëbesimin me një, dy apo tre gola”, ka thënë Sarri. “Në këtë ndeshje ai pati tri apo katër mundësi. Ishte i pafat. Shpresoj që në të ardhmen të mundem ta ndihmoj edhe unë. Por vetëbesimi kthehet pasi të shënojë gola”. “Ndoshta dy gola në dy ndeshje, nuk e di. Për herë të parë në këtë stinor ai ishte i gatshëm në zonë. Pati më shumë topa dhe ishte më shumë aktiv”, ka theksuar ai. Chelsea triumfoi në Greqi 1-0 me golin e realizuar nga Willian.

Previous Next