Jose Mourinho ka pohuar se u rrëzua qëllimisht në Wembley të shtunën e kaluar, në mënyrë që t’i jepte mediave material për të shkruar diçka për të.
Trajneri i Manchester Unitedit u rrëzua në tokë pasi e kurthoi këmbët në litar teksa po ecte drejt hyrjes VIP para ndeshjes së Anglisë kundër Spanjës në Ligën e Kombeve. I pyetur rreth këtij incidenti të premten në konferencë për mua, Mourinho e shpjegoi të tërë atë dhe këmbënguli se e gjitha ishte e qëllimshme. “Njerëzit më telefonuan dhe më kërkuan të rrëzohem në Wembley sepse kanë nevojë për lajme për mua. Prandaj, e bëra qëllimshëm”, pohoi Mourinho. “Ishte simulim i mirë! Telefonat i mbrojta. Nuk pati penallti, mbase karton i verdhë”, tha ai.