Jose Mourinho i ka thënë Paul Pogba-s se nuk do të jetë më kapiteni i Manchester United teksa marrëdhënia mes të dyve sa vjen e përkeqësohet.

Mourinho thuhet ta ketë bërë këtë lëvizje për të theksuar autoritetin e tij në Old Trafford pas një sërë episodesh ku mesfushori ka inatosur trajnerin e United. Mourinho ia ka komunikuar këtë lajm Pogba-s dhe pjesës tjetër të ekipit gjatë seancës së fundit stërvitore ditën e martë, tre ditë pasi francezi kritikoi taktikat e trajnerit në përfundim të barazimit 1:1 ndaj Wolves. Pogba ka mbajtur tri herë shiritin e kapitenit tek United kur Antonio Valencia nuk ka qenë në gjendje të luajë. Ai nuk u ftua sot në ndeshjen ndaj Derby County për [EFL Cup]. Burimet pranë ESPN raportojnë se mesfushori është gati të largohet në merkaton e dimrit, por mund të presë edhe deri në fund të sezonit.

Previous Next