Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë bërë ligjin në futboll në 10 vitet e fundit.

Por ata kanë qenë më të mirët vetëm në konkurrencën me meshkujt. Në konkurrencën e femrave, futbollistja braziliane, Marta e ka bërë ligjin në futboll. Ajo është shpallur gjashtë herë futbollistja më e mirë në botë, duke lënë mbrapa Messin e Ronaldon me nga pesë. Nga tri herë këtë çmim e kanë fituar Zidane, Ronaldo (fenomeni) dhe Birgit Prinz (futbolliste gjermane). Marta është 32 vjeçare dhe në 492 paraqitje ka shënuar 485 gola në karrierën e saj profesionale me Brazilin dhe disa klube.

Previous Next