Klubi i nivelit të dytë të futbollit në Australi, Avondale, i ka ofruar legjendës së futbollit italian, Andrea Pirlos, një kontratë me klubin për t’iu kthyer përsëri futbollit.
Megjithatë, në Itali raportohet se ish-mesfushori i Milanit dhe Juventusit nuk është i interesuar për këtë ofertë. 39-vjeçari italian për herë të fundit luajti për New York City më 2017, pas një karriere të shquar për gjigantët italianë, Milan dhe Juventus. Fox Sports raporton se Avondale, e cila do të luajë kundër Sydney FC në çerekfinale të FFA Cup, është shumë afër ta bindë Pirlon t’i mbathë këpucët e futbollit edhe për një ndeshje të fundit. Avondale do të përballet me kampionin në fuqi të FFA Cup të mërkurën më 19 shtator, dhe e gjithë vëmendja tani është kah Pirlo, nëse ai do ta bëjë këtë paraqitje habitëse apo jo. Pirlo luajti për tri sezone në MLS dhe ndeshjen e fundit profesionale e luajti në nëntor të vitit të kaluar. Megjithatë, ESPN i ka kontaktuar përfaqësuesit e legjendës italiane dhe ata e kanë bërë të qartë se Pirlo nuk është i interesuar për këtë ofertë.