Presidenti i Venezuelas, Nicolas Maduro, e ka kritikuar yllin portugez të Juventusit, Cristiano Ronaldon, duke thënë se ai u largua nga Spanja vetëm për t’iu shmangur padive të radhës për evazion fiskal.

“Evazioni fiskal është nga krimet më seriozë në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë, për këtë arsye aty janë të vendosura disa dënime, përfshirë këtu edhe burgun”, është shprehur presidenti Maduro. “Shikojeni rastin e Cristiano Ronaldos, i cili u largua nga Spanja sepse ai po ndiqej për evazion fiskal. Ai kishte paguar një shumë më të vogël sesa ajo që ishte kërkuar nga qeveria spanjolle, dhe për këtë arsye ai rrezikonte të burgosej”, deklaroi ai.

Previous Next