Ish-futbollisti italian këtë vit është duke punuar si ndihmësi Maurizio Sarrit te Chelsea.

Gianfranco Zola është një legjendë në Stamford Bridge. Ai ka nisur eksperiencën e trajnerit, duke punuar si zëvendës i Maurizio Sarrit. Idetë e ish-trajnerit të Napolit po i befasojnë të gjithë dhe nuk mund të ndodhte ndryshe dhe me Zolën. Ai sqaron faktin që po mëson shumë dhe Sarri i ka hapur një botë të madhe të këndvështrimit të lojës. “Mendoja që e njihja mirë futbollin, por Sarri ka hapur një botë të madhe para meje”, ka thënë Zola. “Për mua është gjithçka e re dhe kjo është një eksperiencë madhështore”. Chelsea e ka nisur shumë mirë sezonin e ri dhe ka pesë fitore e një barazim në Premier Ligë.

Previous Next