Ylli uellsian i Real Madridit, Gareth Bale, e detyrua ta linte ndeshjen kundër Atletico Madridit në gjysmë për shkak të një lëndimi muskulor në këmbën e tij.

Ai mund të mungojë edhe në ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve. Derbi i qytetit të Madridit përfundoi me rezultat 0-0, përkundër dominimit të “Los Blancos”. Megjithatë, përveç se i humbën dy pikë nga kjo ndeshje, Real Madridi e humbi edhe yllin e skuadrës, Bale. Bale e kishte filluar në mënyrë të mrekullueshme sezonin e ri të La Ligës, duke i shënuar tri gola dhe duke i bërë dy asiste brenda pesë ndeshjeve. Megjithatë, ndeshjen kundër Atletico Madridit, ai nuk arriti të shënojë gol, pasi që u lëndua pas vetëm 45 minutave lojë, kur e zëvendësoi Dani Ceballos. Edhe pse lëndimi i tij muskulor në këmbë tanimë është konfirmuar, ende nuk është bërë e ditur se sa serioz është ky lëndim dhe se sa ndeshje do të mungojë ai. Lëndimet kanë qenë problemi më i madh i Bale gjatë karrierës së tij në Real Madrid. Vitin e kaluar, ai i humbi ndeshjet e muajit tetor dhe nëntor për shkak të lëndimeve, dhe arriti të luajë në vetëm 26 ndeshje brenda sezonit. Megjithatë, sezoni i kaluar ishte më i mirë për të krahasuar me dy sezonet paraprake, kur i kishte bërë vetëm 19 paraqitje në sezonin 2016/17.

Previous Next