UEFA po bëhet gati të zyrtarizojë një turne të tretë.

Përveç Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligës, institucioni më i madh i futbollit në Europë po mendon të zhvollojë një kompedicion që do të ketë në plan të parë klubet e vendeve të vogla. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli, pas mbledhes së shoqatës të klubeve europiane. “Jemi në pritje të aprovimit përfundimtar nga UEFA për kompedicionin e tretë, duke e çuar në 96 numrin e përgjithshëm të skuadrave pjesëmarrëse në Europë. E gjitha kjo duke nisur nga viit 2021-2022. Duhet bërë një vlerësim i kalendarit ndërkombëtar përpara e të miratohet modeli i ri pas vitit 2024”, u shpreh Anjeli. Ky turne pritet tu jap mundësi vendeve të vogla të përfaqësohen në fazën finale të turneve europiane. Kompeticionet e tjerë dominohen nga klubet e 5 kampionateve më të forta të Europës dhe ky organizim i tretë pritet të sjelë më shumë të ardhura për klubeve e vendeve të vogla. Ndarja e turneve pritet të jetë: Liga e Kampionëve 32 skuadra, Europa Ligë nga 48 në 32 dhe kompedicioni i ri 32.

Previous Next