Mohamed Salah është rikonfirmuar si lideri i Liverpulit, ku me dy golat e tij ndihmoi në fitoren 4-0 ndaj serbëve të Crvena Zvezdas.
Mediat britanike kanë kapur një episod të veçantë nga përballja e djeshme e Ligës së Kampioneve.
Salah u zëvendësua në minutën e 73-të, por në fundin e ndeshjes ai vrapoi drejt rreshtit të parë të stadiumit, për të takuar një tifoze të veçantë. Ajo mbante në duar një pankartë ku shkruhej: “Unë kam ardhur nga Egjipti për ju”. Tifozja i dha yllit egjiptian si dhuratë një pako me çokollata, ndërsa Salah i dha në këmbim fanellën e tij të ndeshjes.
Nice gesture from @MoSalah as he hands his shirt to a fan coming all the way from Egypt, then receives a wrapped gift in return [🎥: @davidclarke981]pic.twitter.com/6zHLMhm75y
— KingFut.com (@King_Fut) October 25, 2018
