Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, pas barazimit 2-2 ndaj Crystal Palaces zbuloi se çfarë i kishte thënë Granit Xhakas pak minuta para golit fantastik.
Ylli nga Kosova që luajti në këtë ndeshje si mbrojtës i majtë arriti të mposhtë portierin Wayne Hennessey me një perlë nga gjuajta e lirë në Selhurst Park.
Tekniku spanjoll zbulon se si e motivoi Granitin të shënojë një gol ta atillë nga gjuajta e lirë, ndërsa refuzoi ta qortojë djaloshin tonë për penalltinë e shkaktuar në fund të ndeshjes.
“Jam i dëshpëruar me rezultatin, por puna jonë është e mirë. Kemi barazuar, nuk është edhe keq. Me e mirë do ishte fitorja, por nëse i shikojmë 90 minutat është rezultatin i merituar”. “Dy penallti në zonë është një aksion i vështirë për mbrojtjen tonë. Xhaka luajti si mbrojtës i majtë, ai është më i mirë në mesfushë. Nuk do i them asgjë (për penalltinë e shkaktuar)”.
“Në pushimin e pjesën e parë ne folëm për situatat e gjuajtjeve të lira dhe kualitetet e tij tek gjuajtjet e lira janë shumë të mira. I thash të provonte të shënonte nga gjuajta e lirë”. “I dhashë një shtytje dhe ai e bëri”, ka thënë Emery për Xhakën pas ndeshjes. Pas dhjetë xhirosh Arsenali renditet në vendin e katër me 22 pikë, ndërsa ndeshja e ardhshme është kundër Liverpoolit.