Usain Bolt është mësuar që të fitojë praktikisht gjithmonë në sport, por këtë herë rrezikon që të humbasë.

8 medaljet olimpike dhe 2 rekordet botërore në 100 dhe 200 metra tregojnë qartë që për të gjetur një atlet shpejtësie si xhamajkani, do të duhet shumë kohë, ndërsa realiteti në futboll për Bolt është krejtësisht i ndryshëm nga atletika.


Dygolëshi i realizuar disa javë më parë në një miqësore ndaj Makartur South West United nuk është aspak një tregues, pasi, me sa duket, Bolt nuk ka kualitetin teknik që i duhet një futbollisti profesionist dhe me shumë mundësi nuk do të jetë kurrë një futbollist profesionist. Të këtij mendimi janë në skuadrën Central Koast Mariners aty ku atleti po stërvitet muajt e fundit. Në klubin australian janë shokuar nga kërkesa që ka bërë Bolt, i cili pretendon një kontratë me një përfitim prej 3 mln dollarë australianë në vit (rreth 1.9 mln euro), ndërkohë që klubi i ka ofruar 150 mijë dollarë. Andi Keog, ish-sulmuesi i kombëtares irlandeze, që tashmë luan në Australi për Perth Glori nuk e ka kursyer mendimin e tij negativ rreth cilësive futbollistike të Bolt. “Të flasim qartë, ai nuk di as të stopojë topin dhe kur e provon një gjë të tillë, topi i largohet 10 metra. Nëse Bolt firmos kontratë si profesionist, do të ishte si një shkelm dhëmbëve për të gjithë ata që dinë ta luajnë vërtet këtë sport”, tha lojtari i irlandez. Fundin e aventurës së atletit xhamajkan në Australi e konfirmon edhe klubi, i Mariners nëpërmjet një komunikate për mediat. Bolt në të shkuarën është stërvitur me skuadra si Manchester United, Borussia Dortmund, Stromsgodset në Norvegji dhe Mamelodi në Afrikën e Jugut.


Previous Next