Gennaro Gattuso kishte komplimente dhe kritika për disa lojtarë të Milanit pas fitores në “San Siro” 3-1 kundër Chievos, dhe tha se Milani nuk ka qenë fare në krizë.

“Paraqitjet gjithnjë kanë qenë të mira, ne thjesht nuk arrinim t’i merrnim tre pikët.


Paraqitja më e keqe ka qenë ajo e së enjtes kundër Olympiacosit”, ka thënë Gattuso. “Kemi bërë gabime edhe me Chievon, duke ua dhuruar golin e tyre, por ne gjithmonë dëshirojmë ta kemi topin. Kjo skuadër s’ka qenë në krizë në këtë sezon, thjeshtë ka pasur vështirësi për t’i mbyllur ndeshjet me fitore”, shtoi tekniku i kuqezinjve. “Higuaini është një kampion, një djalosh që po punon momentalisht shumë. Po shënon gola dhe kjo i duhet Milanit. Me Gonzalon në sulm jemi të sigurt”, deklaroi Gattuso.

Previous Next