Liverpooli ka marrë një fitiore lehtësisht sot kundër Cardiffit me rezultatin 4-1 në "Anfield Road".

Ai që zhbllokoi ndeshjen ishte Mohamed Salah në minutën e 10'. Rezultatin e dyfishoi senegalezi në minutën e 66' duke shënuar edhe golin e katërt në minutën e 87'. Ndeshja rihapet në minutën e 77', ku Callum Paterson ngushtoi rezultatin. Në këtë sfidë nuk mungonte as sulmuesi me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri duke shënuar golin e sigurisë për "The Reds". Pas kësaj fitoreje Liverpool renditet në vendin e 1 me 26 pikë, 3 më shumë se City dhe 5 se Chelsea.


Previous Next