Tottenham Hotspur ka lëshuar pikën të rëndësishme në udhëtim te PSV në Ligën e Kampionëve.

Skuadra angleze ka barazuar 2:2 me PSV në ‘Philips Stadion’, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë në garën elitare evropiane për klube.


Vendasit e nisën më mirë takimin duke shënuar për 1:0 me anë të Lozano në minutën e 30’. Tottenhami arriti të barazonte në 1:1 në minutën e 39’ përmes Lucas. Pjesa e dytë solli edhe epërsinë e parë për Tottenhamin, që shënoi për 1:2 nëpërmjet Kane. PSV nuk u dorëzua deri në fund të ndeshjes, dhe arriti të barazonte në 2:2, kur De Jong shënoi në minutën e 87’. Këto janë pikët e para për të dy skuadrat në Ligën e Kampionëve këtë sezon.


Previous Next