Chelsea ka marrë një fitore të rëndësishme sot në transfertë kundër Burnleyt me rezultatin e përgjithshëm 0-4 në "Turf Moor". Blutë e Londrës e dominuan që nga fillimi e deri në fund këtë ndeshje, pasi në minutën e 22' Alvaro Morata i dha avantazhin skuadrës së tij.


Tre golat tjerë për Chelsean i shënoi Barkley (57'), Wllian (62') dhe Loftus-Cheek (93'). Pas kësaj fitoreje Chelsea renditet në vendin e dytë me 24 pikë, ndërsa Burnley në vendin e 15 me 8 pikë.
Arsenali ka barazuar 2-2 me Crystal Palace, ndeshje e vlefshme për javën e 10 të Premier Leagues. Të parët në avantazh kaluan vendasit me golin e Milvojevic në minutën e 46' nga pika e bardhë e penalltisë. Në pjesën e dytë Arsenali përmbys gjithçka me: Xhaka (51') dhe Aubameyang (46'). Por Crystal Palace barazon përsëri me Milvojevic në minutën e 83' po nga penalltia. Pas këtij barazimi Arsenali renditet në vendin e 4 me 22 pikë, ndërsa Crystal Palace në vendin e 14 me 8 pikë.





Previous Next