Ka marrë fund telenovela Florent Hadërgjonaj. Mbrojtësi me prejardhje nga Kosova, ka vendosur përfundimisht të përfaqësojë Zvicrën në nivel ndërkombëtar.

Anëtari i Huddersfield Town, është pjesë e listës së lojtarëve të ftuar nga trajneri Vladimir Petkoviç për ndeshjet e tetorit.


Zvicra në tetor luan dy ndeshje në Ligën e Kombeve, ndaj Belgjikës dhe Islandës. Përzgjedhja e Zvicrës nga Hadërgjonaj ishte e diskutueshme, sidomos pas injorimit që iu bë lojtarit nga trajneri, që nuk e përfshiu në listën përfundimtare për Kupën e Botës. Përfshirja e Hadërgjonajt në listën e trajnerit Petkoviç, i jep fund shpresës së Kombëtares së Kosovës që 22 vjeçari do të përfaqësojë vendin e tij, ku kishte ftesë edhe nga trajneri i kaluar, Albert Bunjaki, por edhe nga ky aktual, Bernard Challandes. Vlen të ceket se tretmani i lojtarëve të huaj në Kombëtaren e Zvicrës nuk është ai i dikurshmi, rasti më i freskët është ai i Valon Behramit, i cili pavarësisht angazhimit disa vjeçar në këtë kombëtare, iu tregua dera nga trajneri Petkoviç në mënyrën më të keqe të mundshme.

Previous Next