Francezi është në kërkim të një klubi ku do të nisë karrierën si trajner.

Thierry Henry sërish favorit për të marrë drejtimin e një skuadre. Ish-sulmuesi i Arsenalit përmendet si një nga kandidatët potencialë për t’u ulur në stolin e Aston Villas, e cila sapo ka shkarkuar trajnerin Steve Bruce për shkak të rezultateve të dobëta që ka regjistruar në Championship.


Interesant është fakti që edhe gjatë verës, Henry u përmend shpesh si një nga kandidatët për te drejtuar skuadrën e Aston Villas, por drejtuesit vendosën që t’i besonin sërish Bruce. Golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares franceze ishte pranë stolit të Bordeaux pak javë më parë, por mes palëve nuk u arrit një marrëveshje. Në ditët në vijim Aston Villa do të vendosë nëse Henry do të jetë trajneri i ardhshëm i tyre.

Previous Next