Nesër zhvillohet ndeshja më e madhe në botën e futbollit, ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit.

Kjo ndeshje gjithmonë dhuron spektakël të madh dhe shpesh herë shohim shumë gola. Më poshtë ju sjellim rezultatet më të thella në historinë e kësaj gare.


Real Madridi është skuadra që ka arritur të shënojë fitoren më të thellë në El Clasico, pasi ka shënuar fitore me rezultat 11-1 kundër Barcelonës. Gjatë historisë së El Clasicos, janë shënuar mjaft shumë gola dhe ndeshjet janë fituar me rezultat mjaft të thellë. Në vitet e fundit, është Barcelona ajo që ka shkëlqyer kundër Realit. Fitoret më të mëdha që njihen janë ato nën drejtimin e Pep Guardiolës, me 6-2 dhe 5-0.

Real Madrid 11–1 Barcelona, 19 qershor 1943
Real Madrid 8–2 Barcelona, 3 shkurt 1935
Barcelona 7–2 Real Madrid, 24 shtator1950
Barcelona 6–1 Real Madrid, 19 maj 1957
Real Madrid 6–1 Barcelona, 18 shtator1949

Previous Next