Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka kritikuar kompeticionin e Ligës së Kombeve, duke e quajtur si një garë të pakuptimtë.

Këtë trajneri gjerman e tha pas barazimit pa gola kundër Manchester Cityt në kuadër të Premierligës, pasi lojtarët po pësojnë lodhje nga ndeshjet me kombëtaret e tyre.


“Tani lojtarët shkojnë dhe luajnë në Ligën e Kombeve, e cila është gara më e pakuptimtë në botë. Ne duhet të mendojmë për lojtarët. Duhet ta thërrasësh trajnerin e ndonjë kombëtareje dhe t’i thuash që ta lërë ndonjë lojtarë jashtë dhe ai thotë se po ashtu është nën presion për këtë”, theksoi Klopp.

Previous Next