U transferua në Turqi nga Liverpooli në radhët e Beshiktashit në formë huazimi për të shëruar “plagët” e finales së Championsit kundër Realit të Madridit (gaboi rëndë të paktën në dy raste), por Loris Karius duket së është bërë barrë edhe për klubin turk.


Në bazë të marrëveshjes, duhet të qëndrojë në Stamboll për dy vite, por kanë mjaftuar tre muajt e parë që portieri gjerman t’i bindë përfundimisht drejtuesit e klubit turk se nuk e ka marrë veten nga gafat e Championsit. Në fillim një dalje e gabuar në kampionat, më pas një gol absurd i pësuar nga Malmoe në Europa League… Karius nuk është shëruar nga “goditja” e Kievit. Beshiktashi jo vetëm që nuk ka ndërmend ta blejë kartonit e tij, por konsideron të tepërt edhe pagën e lartë të portierit. Liverpooli gjithashtu nuk dëshiron t’i shtojë një barrë trajnerit Klopp, ndaj mund të mbajë që qëndrim të prerë: “e morët, tani mbajeni për dy sezone”. Por edhe për çështjet më të vështira ka gjithmonë një zgjidhje. Beshiktashi mund t’i bëjë një tjetër propozim Liverpoolit: të marrë në formë huazimi Origin, një sulmues i dalë jashtë planeve të Jurgen Klopp, dhe të kthejë në “Anfield” portierin Karius. Për trajnerin gjerman të “The Reds” është e njëjta gjë, Karius apo Origi, është një barrë për t’u vuajtur, pse jo për t’u hequr qafe ndoshta përfundimisht.


Previous Next